Eleminim DPF

Eleminim DPF

Çfare eshte DPF?

DPF (diesel particulate filter) , filtri I grimcave te naftes eshte nje paisje qe eshte e montuar ne sistemin e shkarkos te makinave moderne qe punojne me nafte. Kjo paisje vendoset per te ulur ndotjen dhe te permbushin kriteret e kerkuara nga komuniteti europian.

Si me cdo lloj filtri edhe filtri DPF duhet pastruar. Pastrimi kryesisht beshte ne menyre automatike nga sistemi I automjetit. Ky process njihet si rigjenerim dhe konsiston ne rritjen e temperatures te gazrave te shkarkos . Pergjithsisht ka dy lloj rigjenerimesh, rigjenerim automatic te cilin automjeti e kryen ne menyre automatike ose rigjenerim I stimuluar ku mekaniku ose vete shoferi mban makinen ne xhiro motorri te larta per nje periudhe 20-30 min. Pergjithsisht rigjenerimi I DPF karakterizohet me tym te bardhe per pak sekonda.

DPF-te kane qene ne perdorim nga viti 2003 per pergatitjen e normave te ndotjes EURO 4. Nga prodhuesit e pare te automjeteve qe e kane implementuar si teknologji jane . Peugeot , Renault dhe BMW.  Kurse ne 2009 me vendosjen e normes EURO 5 u be e detyrueshme per te gjithe prodhuesit. Dhe EURO 6 ne 2014 do ta shtrengoje me shume.

Problemet qe hasen nga DPF.

Ne qofte se rigjenerimi nuk funksionon mire con ne bllokimin e DPF dhe ndikon ne performancen e makines dhe  ne konsum karburanti dhe mund te te shkoje deri ne demtimin e komponenteve te tjere te motorrit. Gjithashtu nje DPF e bllokuar mund te kete edhe rrezik zjarri nga mbinxehja qe I shkaktohet skapamentos. Per te parandaluar kete rrezik centralina e makines kalon ne programin e emergjences ku motorri prodhon shume pak fuqi , sa per mos te ngelur ne rruge. Qe rigjenerimi te kryhet makina duhet te bej shpesh rruge jashte qutetit. Por pjesa me e madhe e automjeteve levizin ne qytet dhe DPF nuk arrin te futet ne ciklin e rigjenerimit.

Çfare mundesishe kam kur prishet DPF-ja?

Duke I lene pa rregulluar mund tju kushtoje me shume ne riparime shtese nga demet qe mund ti shkaktohen motorrit si pasoje do te jene te kushtueshme.

Mundesia e pare eshte qe te zevendesohet DFP-ja me nje te re te cilat mund te kushtojne deri ne 4000 euro. Dhe nuk garanton qe pas X kilometrash mos te ndodhi perseri i njejeti defekt.

Mundesia e dyte eshte qe te rigjenerosh DPF , ne kete procesh perfshihet heqja e DPF dhe djegja/pastrimi manual. Ky proces ne disa raste mund te japi rezultat te perkoheshem kur DPF nuk eshte bllokuar plotesisht.

Varjanti i trete dhe me optimali eshte eliminimi i DPF . Eliminimi behet duke hequr DPF manualisht dhe zevendesohet me nje tub inoksi. Dhe gjithashtu riprogramohet centralina e makines sepse pa riprogramim ne rast heqje DPF makina nuk punon sepse centralina kap vlera te gabuara.

Servisi jone ofron riprogramin centraline individuale per cdo makine ne menyre qe te siguroje nje punim sa me korrekt te automjetit.