Instalim impiantesh gazi

Instalimi i impianteve behet ne servisin tone qe eshte i paisur me mjetet specifike per instalimin e impianteve te gazit. Mesatarisht nje impiant gazi kerkon dy dite te instalohet sipas standarteve tona te cilesise . Tubat e gazit dhe te ujit instalohen ne vende qe nuk kane ferkim dhe qe te kene sa me shume jetegjatesi. Gjithashu ne i japim shume rendesi edhe anes estetike tubat dhe komponentet e impiantit vendosen sa me te fshehur dhe implementohen ne menyre qe makina te ngjaje sikur ka dale nga fabrika me impiant gazi. Te gjithe telat dhe kabllot aty ku lidhen pikohen me kallaje izolohen me izolant lecke, i njejti qe perdoret nga prodhuesit e automjeteve. Gjithashtu ne i veme shume rendesi cilesise te impiantit sepse jo te gjithe impiantet sekuencial jane njesoj prandaj ne kemi zgjedhur firmen Italiane “ZAVOLI” e cila permbush te gjitha kriteret e cilesise qe ne kerkojme ne nje impiant gazi perfshire ketu edhe raportin shume te mire cmim/cilesi. Dhe jemi aq te sigurte per produktin tone sa ne japim garanci te pa limituar prej dy vjetesh per impiantin tone dhe qe makina nuk do te kete humble fuqie.

Çmimet pergjithesisht varijone ne baze te cilindrave qe ka makina:

1) Impiant sekuencial per 4 cilindra i instaluar fillon nga 650 euro

2) Impiant sekuencial per 6 cilindra i instaluar fillon nga 850 euro

3) Impiant sekuencial per 8 cilindra i instaluar fillon nga 950 euro

4) Impiant sekuencial per 10-12 cilindra i instaluar (na kontaktoni per cmimin)

5) Impiant per makinat me injeksion direkt per 4 cilindra i instaluar fillon nga 850 euro