Avantazhet

Avantazhet

Ne ditet e sotme dhe cmimet astronomike te hidrokarbureve shoferet gjithmone e me shume po hezitojne te perdorin automjetet e tyre per shkak te kostos te larte. Megjithate per fat te mire egziston nje tjeter hidrokarbur ne forme te gazte , propani . Propani ne pikat e furnizimit mesatarisht kushton me pak se gjysma e benzines.  Atehere pse hezitohet per te instaluar impiant gazi ne automjete?  Nje pjese e madhe e personave asociojne automjetin me impiant gazi me pasigurine qe mund te kete ky I fundit. Nuk eshte per tu fajesuar askush… sepse impiantet e vjetra kane patur mjaft faktore pasigurie dhe komoditeti por sot nuk ekziston dicka e tille ne impiantet moderne te certifikuara nga BE.Ne rast se ka humbje presioni gazi  “truri” elektronik I impiantit mbyll menjehere ne menyre automatike elektrovalvulat dhe sistemi kalon automatikisht ne benzine.  Problemi tjeter qe haset eshte ulja e fuqise motorrike dhe mos punimi I sakte ne gaz edhe ky eshte nje problem qe I perket te shkuares. Impiantet moderne nuk japin asnje humbje fuqie motorrike dhe asnje ndryshim punimi sepse funksionojne shume ngjashem me sistemin e benzines me injektore gazi per secilin cilinder. Gazi gjithashtu mbron natyren ,ka 20% me pak dioksid karboni dhe deri 98% me pak okside azoti( NOx) te cilat jane shume te rrezikshme per shendetin.