Shtim fuqie motorrike

Shtim fuqie motorrike

Shtimi i fuqise motorrike nepermjet riprogramimit te centralines filloi ne fillim te viteve 90′ me hyrjen e e kontrollit elektronik te makines. Kompjuteri pervec funksioneve te tjera kontrollon kohen ndezjen ,kohen e hapjes te injektoreve, presionin e turbos etj. Duke ndryshuar keto parametra eshte e mundur qe te shtohen kuaj fuqi dhe moment rrotullues.

Si instalohet?

Ne fillimet e saja ndryshimi i parametrave te centralines ka qene shume me i veshtire dhe me besueshmeri shume te ulet per motorrin. Kjo ndodhte per arsye sepse centralina nuk ishte e programueshme dhe tekniket ishin te detyruar te hapnin centralinen dhe te hiqnin cipin ne menyre fizike . Kjo procedure ka shume disavantazhe, kompleksitetin e heqjes dhe vendosjes te cip-it, gjithashtu duke vendosur cip tjeter centralina humbet dhe parametrat e sigurise te vendosura nga prodhuesi. Fatmiresisht automjetet pas vit prodhimit 2000  mund te riprogramohet vete centralina origjinale e makines. E cila programohet lehtesisht nga porta e diagnozes te automjetit pa cmontuar asgje nga makina. Gjithashtu parametrat e sigurise per ruajtien e motorrit ngelen te paprekura.

Perse nuk riprogramohet nga vete prodhuesi ne kete menyre?

Prodhuesit e automjeteve duhet te lene toleranca shume te medha per arsye te ndryshimit te temperaturave ne vende te ndryshme te cilat variojne nga +50 grade celcius ne -30, duhet te plotesojne normat e ndotjes , duhet te merret parasysh se jo te gjithe i bejne intervalet e nderrimit te vajit dhe filtrave ne kohen e duhur etj.

Gjithashtu ka te beje shume dhe skema e marketingut qe ben prodhuesi.Modelet “Premium” do te kene fuqi me te larte se modelet me pak te lira. Psh nga grupi VW kemi keto ndryshime: Vw golf 5 gti ED30 ka 230 kf, seat leon cupra ka 240 kf, audi s3 ka 265 kf kurse audi tt-s ka 272 kf. Keto makina kane te njentin motorr 2.0 tfsi. Madje edhe kodi i motorrit eshte i njejte.